Ferizaj

3 gra në pozita vendimmarrëse në Qeverinë Aliu

By FerizajPress

December 13, 2017

Ferizaj.13.12.2017. Pas dorëheqjes nga pozita e deputetit, kryetari i zgjedhur i Ferizajt Agim Aliu, tashmë ka ftuar mbledhjen e parë të përbërjes së re të Kuvendit Komunal. Në këtë seancë e cila do të mbahet më 20 dhjetor do të zgjedhet edhe kryesuesi i kuvendit, ndërkaq po në këtë ditë, Aliu tha se do ta marr detyrën e re si kryetar komune, duke e përcjellë Muharrem Svarqën me një ceremoni modeste.

Duke treguar për këto procedura që e presin pushtetin lokal gjatë javës së ardhshme, ai tha se është gati ta përmbyll listën me emrat e ekipit të vet qeverisës. Por, tash për tash, Aliu nuk parapëlqej të flas me emra, pasi sipas tij, përbërja e qeverisë lokale do të publikohet një ditë pas konstituimit të Kuvendit Komunal.