Show Biz

2Ton dhe Don Phenom vijnë me ‘Ciao’

By FerizajPress

April 05, 2019

Dy reperët e njohur shqiptar, 2Ton dhe Don Phenom kanë bashkuar forcat e tyre për të sjellë një projekt të përbashkët. Ata kanë publikuar këngën e re të titulluar ‘Ciao’ të cilës i është bashkangjitur videoklipi. Reperi ferizajas, 2Ton nuk ka qenë shumë aktiv me projekte këtë vit. ‘Ciao’ është kënga e dytë që e ka publikuar këtë vit. Projekti i fundit i tij është ‘Faj’ që u pëlqye nga publiku. Kurse, Don Phenom dy ditë më parë lansoi këngën “Ma e Mira Je”./Indeksonline/