Lajme

26 vjet nga deklarata e 2 Korrikut

By FerizajPress

July 02, 2016

Këtë të shtunë shënohet 26 vjetori i miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, të cilën e patën miratuar delegatët e dikurshëm të Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Sipas kësaj deklarate Kosova shpallej njësi e veçantë në kuadër të federatës së ish-Jugosllavisë.

2 Korriku i vitit 1990 njihet si data kur Kosova shënojë një nga hapat më të rëndësishëm për pavarësimin e mëvonshëm nga ish-federata jugosllave.

Më shumë se 100 delegatë kishin realizuar këtë veprim jashtë objektit të parlamentit të atëhershëm dhe në kushte të rrethimit policor.