Ferizaj

26 të vdekur e 1,383 raste të reja me COVID-19. Në Ferizaj 67 raste

By FerizajPress

August 31, 2021

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se 26 persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas MSh-së, nga 11,472 testime, 1,383 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Po ashtu, MSh ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 17,684 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 825,745 doza të vaksinës.

Kujtojmë se deri më sot 276,890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 996 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115,657.

Në total numri i rasteve aktive është 26,886.