Ferizaj

25 vjet më parë në Ferizaj krisi pushka e UÇK-së nga Rexhep Bislimi, Ferat Shala, Idriz Hajdari e Afrim Nuha

By FerizajPress

September 12, 2022

Sot në Ferizaj është përkujtuar 25-vjetori i aksionit të parë i UÇK-së, kundër forcave policore serbe.

Këtë aksion para 25 vjetësh e kishin ndërmarrë Rexhep Bislimi, tani hero i popullit, bashkë me Ferat Shalën, tani deputet i Parlamentit të Kosovës dhe dy bashkëluftëtarët e tyre Idriz Hajdari e Afrim Nuha, me 12 shtator 1997, në fshatin Gërlicë.

Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në rajonin e Ferizajt, Heroi i Kosovës Rexhep Bislimi është përkujtuar sot me pietet në 25 vjetorin e rënies së tij.

Të pranishmit fillimisht bën homazhe dhe vunë kurora lulesh para bustit të heroit të kombit si dhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Ferizaj në nderim të jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës

Të pranishmit vizituan edhe vendin  e aksionit të parë të UÇK-së  kundër policisë serbe në fshatitn Gërlicë të Ferizajt.

Në këtëë takim u konfirmua se së shpejti në vendin  e kësaj ngjarje do të ngritet një obelisk në nder  të kësaj dite.

Rexhep Bislimi ishte njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Ferizajt i cili me veprimtarinë e tij ilegale motivoi edhe shumë ushtarë të rinjë që t’i dalin në mbrojtje atdheut në vitet e 90-ta. Ai bie heroikisht në altarin e lirisë më 21 korrik të vitit 1998 pas shumë torturave që bëri regjimi serb i asaj kohe. Me gjithë përjetimet heroi i kombit Rexhep Bislimi nuk e nxori asnjë fjalë për shokët dhe veprimtarët e rrugëve ilegale që po përgatisnin një forcë të madhe siç u bë më vonë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.