Ferizaj

23 vjeçari gjendet pa shenja jete në Komogllavë të Ferizajt

By FerizajPress

September 28, 2020

Rasti ka ndodhur sot në fshatin Komogllavë të Ferizajt. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Rreth orës 13:00 familjarët kanë sjell në emergjencën e Ferizajt personin 23 vjeçar, pas kontrollimit mjekut ka konstatuar që i njëjti ka ndërruar jetë, dyshohet se ka pësuar sulm në zemër”, ka thënë Gashi.

Ai thotë se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në mjekësinë ligjore, dhe se rasti është duke u hetuar nga policia.