Arsenali me fitoren në minutën e fundit ndaj Burnelyt është rikthyer në garën për titull, duke u renditur në vendin e dytë, me tetë pikë larg Chelsea, me të cilën skuadër takohen më 4 shkurt.
“Jemi në janar, dhe është herët për të thënë se titulli është vendosur”, ka deklaruar Mustafi, duke i dhënë shpresë skuadrës së tij, përcjell lajmi.net.
Mbrojtësi nga Gostivari ka sjell freski në mbrojtjen e Arsenalit, dhe në 21 paraqitjet në fanellën e ‘Gunners’, ende nuk ka pësuar humbje.
“Është fantastike që kam një seri prej 21 ndeshjeve pa humbje. Dua që ky rekord të rritet edhe më shumë”, ka shtuar Mustafi./Lajmi.net/