Ferizaj

200 pako me veshmbathje dhurohen për nevojtarët nga “Outlet Center” në Ferizaj

By FerizajPress

May 11, 2021

Solideriteti i bizneseve ferizajase po tregohet çdo ditë dhe i tillë ka qenë gjatë gjithë pandemisë. Edhe sot, një kontigjent prej 200 pako veshmbathje u dhuruan nga “Outlet Center” në ndihmë familjeve në nevojë në prag të festës së Fitër Bajramit.

Komuna e Ferizajt falënderon donatorin për këtë kontigjent veshmbathjesh të cilat do të shpërndahen ditën e nesërme në prag të festës së Fitër Bajramit.