Ferizaj

20 vite mbijetesë, duam titull n’Ferizaj

By FerizajPress

July 01, 2019

Ferizaj pasi e siguroi mbijetesën, kryesia e klubit mbajti një takim me të parin e Komunës, Agim Aliun. Që atëherë asnjë lëvizje, shumë largime nga klubi dhe pikëpyetje të mëdha për të ardhmen.Faqja e klubit që menaxhohet me gjasa nga tifozët, kanë publikuar një foto ku shkruhet: 20 vite mbijetesë, duam titull. Statusi i klubit ende nuk dihet, ku flitet shumë për privatizim, por ende asnjë hap konkret.Klubet tjera kanë bërë përforcime, ndërsa nga Ferizaj janë larguar emra si Qëndrim Dautaj, Genc Hamiti e Viktor Kuka (i kthyer te Drita nga huazimi), ndërsa pjesa e tjetër nuk kanë kontrata. Bylbyl Sokoli ka edhe një vit kontratë, por ende nuk dihet se a do të qëndrojë.

Mbetet të shihet se kryesia a do të reagojë në ditët në vijim.