Ferizaj

20 fermerë përfitues të folisë së zezë dhe sistemit të ujitjes pikë-pikë

By FerizajPress

March 22, 2024

Drejtoria e Bujqësisë në kuadër të skemave mbështetëse për bujqit e fermerët ferizajas, sot shpërndau për 20 fermerë përfitues folinë e zezë dhe sistemin e ujitjes pikë-pikë.Fermerët përfituan 159.200metër gyp pikë-pikë, folie e zezë 61.000 m2, folie e zezë për sallatë të gjelbërt 8.400 m2.

I pranishëm në këtë shpërndarje ishte edhe drejtori i bujqësisë, Burim Bajrami i cili tha se mbështetja për bujqit e fermerët do të vazhdoj gjatë gjithë vitit në kuadër të skemave subvencionuese të Drejtorisë së Bujqësisë.