Ferizaj

2.707 raste pozitive sot në Kosovë, në Ferizaj 60 raste të reja

By FerizajPress

January 25, 2022

25 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

-Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.492 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.754.334 doza të vaksinës.

-Deri më sot 802.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

-Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 16.991 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

-Nga 11.144 testime, 2.707 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

-Sot janë shëruar 556 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.726.

-Në total numri i rasteve aktive është 21.668.