Ferizaj

“Luboteni” fitues i Kupës së Kosovë

By FerizajPress

March 31, 2017

Ekipi ferizajas KV “Luboteni” është është ftues i Kupës së Kosovës në volejboll.

Ndeshjen për Kupën e Kosovës e zhvilluar në pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ka përfunduar me rezultat 3: 0 në të mirë të volejbollistëve ferizajas të KV “Luboteni” kundër ekipit Prishtinas, “Prishtina Volley” Është kjo kurorëzim i sukseseve të cilat klubi volejbollistik “Luboteni” ka arritur në garat e fundit e ku edhe në garat për Kupën e Kosovës ka hyrë si favorit.

Rezultatet në seta treguan se ferizajasit edhe në këtë takim ishin shumë më të mirë se kundërshtari dhe nuk lanë vend për befasi.