FerizajPress

Jep dorëheqje sekretari i degës së AKR-së në Ferizaj. Priten edhe dorëheqje tjera

Në kohën kur po  mbahej  tubimi i AKR-së në të cili  kryetari I këtij subjekti politik Behgjet Pacolli  deklaroi  se AKR në Ferizaj mbetet  e unifikuar dhe e fuqishme  u bënë publike dorëheqje nga funksionet e këtij subjekti politik.

Sekretari i  degës së AKR-së në Ferizaj, Amir Rexhepi ka bërë publike se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet  në këtë subjekt politik.

“Të nderuar miq e bashkëpunëtorë!
Që nga dita e sotme kam vendosur që të tërhiqem në mënyrë të parevokueshme nga të gjitha funksionet e mia në AKR!” përfundon njoftimi. Amir Rexhepi ka bartur pozitën e sekretarit të degës.

Të njëjtin veprim e ka bërë edhe  Denis Rashiti  i cili ka bërë publike dorëheqjen nga pozita e kryetarit të  nëndegës së XII të AKR-së në Ferizaj.

Ndryshe Amir Rexhepi ishte edhe kandidat për kryetar të Ferizajt nga AKR në zgjedhjet e fundit lokale

Burime të FerizajPress bëjnë të ditur  së  shpejti priten dorëheqje edhe nga  Makfire Musa, asambliste komunale, Zekir  Bytyqi, drejtor aktual  në Drejtorinë e Zhvillimit ekonomik. Gjithnjë sipas këtij burimi  priten edhe dorëheqje  në nëndegët në; Koshare, Varosh, Mirosalë, Pleshinë , Nëndega II, Nëndega III, Nëndega  VII si dhe disa anëtarë  të Këshillit Drejtues.

Se si do të zhvillohen ngjarjet në këtë subjekt politik  pritet të shihet ditëve në vazhdim.

Exit mobile version