Ferizaj

19 vjeçarit i konfiskohet arma pa leje

By FerizajPress

October 15, 2021

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,

dje rreth orës 11:00 ka pranuar një informacion inteligjent se në një

kafeteri në një rrugë të qytetit të Ferizajt , një person mban një armë në

brez.

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka

dalë në vendin e ngjarjes për të zhvilluar hetimet, ndërsa sot ka arritur të

identifikojnë personin dhe vendodhjen e tij.

Policia, ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj personin e dyshuar

me inicialet T.E (M/K) i moshës 19 vjeçar, ku dhe i kanë konfiskuar

edhe armën.

I dyshuari , pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të

Prokurorisë Themelore në Ferizaj, rasti mbetet për procedurë të rregullt

të mëtejme hetimore .