Lajme

19 pistoleta në çantë, ja si u kap suedezi

By FerizajPress

August 13, 2018

Policia thotë se suedezi ka tentuar të trafikojë armë zjarri.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Sekuestrohen 19 armë zjarri “Pistoletë”.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan, bënë arrestimin në flagrancë të Sebastian Vall, 21 vjeç, banues në Suedi.

Në dalje gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në çantën e 21-vjeçarit suedez, i cili udhëtonte si pasagjer në autobusin e linjës ‘Kosovë-Gjermani’, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 19 armë zjarri tip “pistoletë”, kalibër 7.65.

Veprimet po vijojnë nga Specialistët e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Policisë Shkodër për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti të trafikut të armëve.

Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale ‘Trafikimi i arme?ve dhe i municionit’.