Ferizaj

Familja Limani nga Komogllava aderon në PDK

By FerizajPress

February 10, 2019

Ferizaj. 10.02.2019. Pasditen e sotme në ambient familjar, në lagjen Halilaj të Komogllavës, familja e gjerë Limani, aderuan në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke ndryshuar kështu, bindjen e mbështetjen e tyre politike, për siç u shprehën ata “LDK nuk i solli ferizajasve ndryshimin, por vetëm degradimin institucional dhe instrumentimin e njerëzve për qëllime përfitimi politik”.

Në këtë ngjarje, me pritje të ngrohtë familjare, familja Limani, pritën krerët e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj të përbërë nga Kryetari i Ferizajt, njëherit kryetari i degës së PDK-së në Ferizaj, Agim Aliu, deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit anëtari i Kryesisë lokale dhe qendrore të PDK-së, Elmi Reçica, ish kryetari i Ferizajt dhe nënkryetari i PDK-së në nivel qendror, Bajrush Xhemaili si dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

“Besimi në Partinë Demokratike të Kosovës është i patundur dhe kështu, të organizuar si asnjëherë më parë, me kuadro të dëshmuara profesionale e familje të respektuara, ditëve në vijim, fillon procesi zgjedhor brenda degës së PDK-së në Ferizaj dhe ky aderim por edhe organizimet e tjera të kësaj natyre forcojnë radhët e PDK-së dhe dëshmojnë për mbështetjen e gjerë qytetare” u shprehën në kryesinë e PDK-së dega në Ferizzaj