“Kirurgët kanë jetën tonë në duart e tyre, por shumica prej nesh dinë më shumë për njerëzit që ua prejnë flokët, sesa për mjekët që i prejnë trupat tanë” Michelle Crouch( gazetar)
Por, çfarë është një kirurg?
Kirurgun e definojnë si një mjek i cili hapë trupin e njeriut me qëllim të heqjes së indeve ose organeve të sëmura, për të riparuar sistemet e trupit ose për të zëvendësuar organet e sëmura me anë të transplanteve. Nisur nga kjo , kirurgu në njëfarë mënyre konsiderohet si një “Zot”, apo shëmbëllimi i tij në tokë, i vetmi që ka përgatitjen , aftësinë dhe guximin për të përmirësuar “ gabimet” e tija ( Zotit ) apo natyrës, të largojë ato të dëmtuarat dhe t i zëvendësojë ato qoftë me organe autologe, homologe apo ato të krijuara , së fundmi, me inxhiniering biogjenetik. Dhe për fat të keq, ky njeri i perëndishëm , i cili ecën nëpër tokë , ndonëse është kaq shumë i lidhur me jetën e njeriut dhe në çastet vendimtare , është ai që mbanë në dorë jetën e tij, shumë pak prej njerëzve që bashkëjetojnë me të e njohin apo dëshirojnë ta njohin, deri në momentin kur sëmundja e tij, e ndonjë familjari apo miku të tij të ngushtë , e ka sjellë në duart e tija,duke ia besuar gjënë më të shtrenjtë,jetën . Shumë pak prej tyre, njerëzve, do t kenë marrë mundin për ta njohur apo për t u interesuar për të, për rrugën e tij, për kalvarin e mundimshëm dhe privimet e tija të parreshtura që ai ka bërë, për të qenë në shërbim të tyre, të “bashkëqenieve “ të tija, një zot i dytë në tokë, i cili ka në dorë jetën e tija apo të më të afërmëve të tij.
Dhe rruga e një kirurgu nuk është një rrugë e shtruar me lule. Përkundrazi, ajo është një kalvar i pafund mundimesh e përpjekjesh; ajo është një vistër e gjatë privimesh e flijimesh të pafund, të moshës më të mirë të jetës, të viteve të njëzeta e të tridhjeta, të viteve kur fillon dhe mbaron rinia, mosha më e mirë e jetës. Dhe gjersa moshatarët e tij e jetojnë dhe përjetojnë këtë moshë, pa i lënë asgjë mangut kënaqësive, studenti i mjekësisë, kirurgu i ardhshëm, do jetë i nxënë me ligjërata e ushtrime , që fillojnë nga ora 8-të e mëngjesit, nëpër auditoriume dhe mbarojnë në ora 18-të apo 20-të,të mbrëmjes,nëpër laboratore e klinika, ndërsa shpesh mëngjesi do ta zërë akoma të zgjuar e të kërrusur mbi librat dhe atllasët e anatomisë, fiziologjisë, biokimisë, të internos , pediatrisë, kirurgjisë e gjinekologjisë, e që secila prej tyre kërkon së paku nga gjashtë muaj punë e mësim të përkushutuar, sepse secili syresh, thuaja, është gati një fakultet më vete!
Dhe pasi të ketë mbaruar kalvari i studimeve në mjekësi, e që mesatarisht zgjasin nëntë vjetë, kolegu i tij i studimeve të shkencave shoqërore, tashmë është ngopur nga kënaqësitë që jep jeta dhe do të jetë punësuar e të ketë krijuar familje, ndërsa kirurgu, vetëm sa ka ngjitur gjysmën e malit për ku ka filluar ngjitjen, por që maja të cilën do e arrijë akoma është larg, ndërsa martesa dhe krijimi i familjes, duhet të presin së paku edhe për 5 -6-të vite , ndërkaq puna e argatit në klinika e institute, me një pagë që mezi i mbulon rrugën dhe shujtën e drekës , shpesh do bëjë ta mallkojë vetën, fatin dhe familjen, që nuk diti të bëjë zgjedhjen e duhur, që nuk pati fatin e ish kolegëve studentë të shkencave shoqërore ; të mallkojë prindërit që nuk e ndihmuan në zgjedhje, madje , disa nga ta edhe e yshtën, duke ia lëvduar e madhëruar punën e mjekut!.
Kur pas gjithë këtyre sakrificave e privimeve të pafundme, të ketë “përfunduar” mësimnxënien e të ketë përvetësuar teknikat më të mira e më të reja operatore, do duhet të presë një apo dy vjetë mëshirën e Ministrisë së Shëndetësisë, që të shpalli ndonjë konkurs e të punësohet në ndonjë klinikë të QKUK-ut apo në ndonjë spital regjional, por që paga e tij do jetë , e barabartë apo më e ulët se e një shoferi të ndonjë ministri apo e një portiri e pastruesi të Postës e të KEK-ut! Ndërkaq, ish kolegu i studimeve, të shkencave shoqërore,psh, ai i juridikut, tashmë ka një përvojë mbi 7-8 -të vjeçare, me një pagë mbi 2300 e 2600 E ( koeficienti 10-të , apo 11-të), ndërsa kirugu i cili do jetë një nxënës i gjithkohshëm, në luftë me vdekjen, duhet të kënaqet me një pagë prej 549 euro dhe t mos pretendojë, për një pagë më shumë se 1200 Euro (bruto), nëse Qeveria tregohet e mëshirshme, për rritje të pagave dhe realizim të koeficientit nga 3.6 deri në 5! Dhe tashmë kur ti ketë “ buzëqeshur “ fati, këtij të vuajturi e të privuari të gjithëkohshëm, kirurgut, të jetë punësuar në ndonjë klinikë apo spital shtetëror, do vendosi të martohet e të krijojë familje, por që familjen dhe fëmijtë, do mund t i takojë ndoshta vetëm për gjysmë ore , aty kah ora 21 apo 22, kur ata të jenë në gjumë, meqë puna shtetërore nuk arrinë t’ia mbulojë as shpenzimet e rrugës e të ushqimit , ndaj do detyrohet që pasdite të gjejë një punë te ndonjë klinikë private apo, ata më të shkathtit, të hapin një ordinancë, ku mund të fitojnë edhe diçka tjetër që familja dhe fëmijtë e tij, të mos lakmojnë ata të tjerët e lagjes, burrat dhe baballarët e të cilëve punojnë në Qeveri, Postë, KEK, Aeroport apo Gjykatë. Pra , puna pas orarit, nuk është diçka që ata e dëshirojnë, sepse edhe ata janë njerëz , si gjithë të tjerët, dhe do dëshironin të kishin një orar të caktuar pune, e pastaj të ktheheshin në shtëpitë e tyre, të shplodheshin, të rrinin me familjarët e fëmijtë e tyre dhe të mund të lexonin e të merreshin me aktivitetet tjera dëfryese. Por, jo, ata janë të detyruar të punojnë edhe 14-të e 16-të orë në ditë, pa pushuar,duke pasur mallë e tepër rrrallë, që një të dielë, ta kalojnë bashkë me familjen dhe fëmijtë e tyre . E, nga ana tjetër, ish kolegët e tij studentë, vazhdojnë të bëjnë një jetë për qejfi, me një orar tetë orësh, të cilin s dijnë se si ta mbysin, dhe pasditet i kalojnë nëpër villat e tyre në Prevallë e në Lalzi të Durrësit, kirurgu i cili kthehet në 21.00apo 22.00 të mbrëmjes, i lodhur sa s ka më dhe që mezi arrinë të hajë si njeri një racion të darkës, pjesën tjetër të natës mund ta ketë një furtunë të pambarim persiatjesh e ankthi, për një operacion që nuk po shkon si duhet, paçka se ai bëri më të mirën e mundshme, por i vetëdijshëm për mundësitë e kufizuara të tija, si çdo qenie njerëzore !. Mos e thëntë zoti, që të përkeqësohet gjendja e pacientit, se pastaj do fillojnë thirrjet dhe bërja e gjyqit nga familjarët e të afërmit: se po ta dinin që ti s’mund t i dilje zot, ata do ta dërgonim në një spital më të mirë, madje edhe jashtë shtetit, e nuk do ta linim në dorën tënde, ndonëse deri atëherë do të kenë harxhuar gjithë baterinë e lidhjeve, që ta fusësh në program si rast urgjent ! E,fëmija që po rriten pa praninë dhe përkujdesjen tënde dhe ti nuk po i sheh duke u rritur, ata ndoshta po i merr rruga!Dhe ti duhet të kënaqesh me një pagë prej 549 euro ose të ndjehesh i privilegjuar, poqese don zoti, e aprovon Kuvendi dhe Qeveria, koeficientin prej 3.6 deri në 5 dhe ti do marrësh një pagë 1200 euro bruto, ndërkohë që ish kolegu i yt i studimeve, juristi, ka koeficientin që fillon nga 5.5 dhe mbaron me 11-të dhe tashmë, çdo gjë e ka në vijë !
Dhe kur tashmë kirurgët, 20-të vite pas lufte, ata të cilët të parët i dhanë dërmen rexhimit të Millosheviçit, duke nisur të parët rebelimin kundër tij,(shumica e nënshkruesve të “Apelit të 215”-ëve ishin mjekë nga Fak. i Mjekësisë ) dhe të parët dorëzuan librezat e LKJ-së, kundërshtuan organet e dhunshme dhe u përzunë nga puna, hapen ambulanta e spitale paralele dhe e mbajtën gjalllë shëndetësinë, e mbrojtën shëndetin e popullit, ishin më të shumtët që u rreshtuan në radhët e UÇK-së ( kishte Batalion të Shëndetësisë!) dhe ndihmuan popullatën e të plagosurit, të vetëdijshëm se janë shpënë në gjendjen e varfanjakëve dhe të përbuzurve , ndonëse kërkohet e bëjnë punë më shumë se çdo kategori e të punësuarëve publikë, kërkojnë që të vlerësohen bile njejtë me gjyqtarët dhe prokurorët, kërkesat e tyre shpallen si maksimaliste e të parealizueshme , ndërsa ata anatemohen dhe sa nuk shpallen armiq të popullit e të shtetit , sepse kërkesa e tyre qenka jorealiste, meqë një gjyqtar e prokuror vleka më shumë, pasi ata kryekan punë me përgjegjësi dhe qenkan të rrezikuar!
Por, ne shtrojmë një pyetje fare të thjeshtë : cilat janë kriteret apo premisat për të fituar një vlerë koeficienti ? Nëse kriter i parë do duhesh të jetë shkollimi , atëherë shkollim i ynë e tajkalon shkollimin e strukturave të vlerësuara me koeficientë prej 5.5 deri 11-të, për dy tre herë, sepse shumica nesh, pas fakultetit, kanë kryer 5 apo 6-të vite specializim, shumica syresh kanë të mbaruar edhe mastera e doktorata , në një kohëzgjatje nga tre deri pesë vjetë ; nëse merret si kriter përgjegjësia në punë, atëherë përgjegjësia e një gjyqtari dhe prokurori , për të dënuar një delikuent apo një kriminel, është e pakrahasueshme me përgjegjësinë e mjekut dhe kirurgut, për të shpëtuar jetë; nëse një kriter tjetër është rrezikshmëria në punë, atëherë të parët ( gjyqtarët dhe prokurorët) kanë vetëm rrezikun hipotetik, i cili kurrë mund të mos bëhet real, ndërkohë që mjeku dhe kirurgu, pos këtij rreziku hipotetik , që mund të jenë të sulmuar në çdo moment nga familjarët e përcjellësit e pacientëve të frustruar ( siç edhe ka ngjarë shpesh), kem edhe rrezikun real, atë të lëndimit gjatë një nërhyrje operatore dhe infektimi me virusin e HIV-it , apo të hepatitit “C”; rrezikun nga rrezatimi me rrezet rëntgen, nga përdorimi i kemikalieve dhe anestetikëve, që përthithim në sallat e operacionit, gjë që për çdo ditë i nënshtrohemi dhe për çdo ditë e bën jetën tonë më të ekspozueshme e më jetëshkurtër, pa mos përjashtuar stresin dhe ankthin e përditshëm që jep profesioni i mjekut dhe kirurgut, për çka edhe ata njihen si kategoria më e “ disponueshme” , për të bërë vetëvrasje .
Por , si është gjendja në shtete tjera, ato përendimore, ku jeta çmohet si gjëja më e vlefshme e njeriut dhe kirurgu ka vlerësimin maksimal, e paga e tyre tejkalon pagën e kryetarëve dhe kryeministrave të shteteve, e lërë me të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Më poshtë po u jap njëtabllo të pagave të kryetarëve dhe kryeministrave të shteteve me standard dhe fuqinë ekonomike më të lartë si dhe pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga njëra anë , e të kirurgëve nga ana tjetër , për të parë se sa e arsyeshme dhe sa minimaliste është kërkesa jonë, e kirurgëve , për rritje pagash të mjekëve, në nivel të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
1. SHBA : Paga vjetore e kryetarit të shtetit rezulton të jetë 400,000 dollarë; ajo e një senatori 174,000, anëtarëve të kabinetit $199,700 dhe një urologu që fillon nga $322,682 dhe shkon deri $428,841, pra me një page vjetore mesatare prej $367,701., ndërkaq ajo e gjyqtarëve dhe prokurorëve mesatarisht arrinë shifrën prej $115,820.
2. Kanada: Kryeministri kanadez ka pagë vjetore prej $265,000, ministrat e kabinetit qeveritar 255,300, parlamentarët 172,700 dhe juristët arrijnë pagë mesatare deri 66.000dollarë amerikan,ndërsa për urologët mesatarë pga është $244,933 dhe ata me pozita më të larta mund të arrijnë deri $284,954,pagë vjetore;
3. Australia : 410,000 USD ( Guvernatori i Përgjithdhëm); Kryeministri, 328,600 USD; anëtar i Tribunalit { gjyqtar, prokuror), $119,219 , urologu $433,792, neurokirurgu $577,674 ;Oftalmologu,$552,947; 4. Japonia : Imperatori ( grant mbretëror)3,086,890 USD ; kryeministri 253,800 USD; urologu $453,000; gjayqtarët dhe prokurorët deri$100,000); 5. Norvegjia : mbreti 33.237.000 USD( grant mbretëror); kryeministri 210.714 USD; urologu 253.000 dhe mjeku i praksës së ërgjithsme 117.000 USD; ndërkaq rroga mesatare për jurist dhe prokuror është $136,366; 6. Suedia : Mbreti ( Grant mbredtëror); kryeministri$230,926 ; urologët nga $197,863-$214,782.; 6. Zvicra :Kancelari federal,219.420 USD; urologu $299,337 ; gjyqtarët dhe prokurorët 165.354 dollarë ; 7. Franca:Kryetari , €181,680, ndërkaq urologu 217. 278 €. Nga këto të dhëna shihet fare mirë se cili është vlerësimi për mjekët, gjegjësisht kirurgët që u bëhet në shtete perëndimore, meqë atje konsiderojnë se :“… bota u detyrohet ( mjekëve- nën. I.H.) ,njëfarë kompensimi , në formën e pasurisë, respektit dhe statusit shoqëror”, ngaqë : “… askush nuk ka mundësi të riparojë një martesë të prishur, apo të rikthejë dëmin e shkaktruar fëmijëve nga neglizhimi i pretenduar i etërve“ (Erik Segal, “Mjekët”), ndaj edhe një kirurg , si ky i cituari më poshtë, mund të shkruaj se:“Mua kurrë nuk më ka ardhur keq që kam studjuar mjekësinë, do ta bëja përsëri nesër dhe do t’ua them të gjithë të rinjve që e konsiderojnë atë, mjekësia është një thirrje, është më shumë se një biznes.E zgjodha kirurgjinë mjekësore-sepse kombinonte një kërkim për njohuri me një mënyrë për të shërbyer, për të shpëtuar jetën dhe për të lehtësuar vuajtjet “, (C. Everett Koop, kirurg pediatrik), përkundër mjekut dhe kirurgut kosovar , të cilët profesionin e tyre e konsiderojnë si një mallkim dhe mezi presin të ikin nga sytë-këmbët, në kërkim të një vlerësimi më dinjitoz, ndërkohë që pushtetarëti kanë vënë punët e tyre në vijë dhe gjyqtarëve e prokurorëve u kanë nivelizuar pagat me të tyre, kinse për të luftuar korrupsionin . Në të vërtetë , me këtë kanë blerë rahatinë dhe komoditetin , nga ndjekjet e mundshme, të vetëdijshëm se në majë të piramidës sëkorrupsionit janë vetë ata, të ulur këmbkryq , një kusht ky i paplotësuar për liberalizimin e vizave dhe një mbyllje në geto e popullit të Kosovës, të cilët po e vuajnë si haraç , babëzinë e pushtetarëve të pangopshëm ! Isa Haxhiu, urolog, QKUK .