Lajme

1841 leje pune për qytetarët e Maqedonisë

By FerizajPress

October 13, 2016

Në këtë grup janë përfshirë vendet si Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina.

Bëhet fjalë për rregulloret e veçanta të miratuara pjesërisht në mënyrë që të reduktohet presioni nga azilkërkuesit dhe për të lehtësuar gjendjen e vështirë sociale në Ballkan, shkruan albinfo.ch.

Për të filluar procedurat për leje pune, aplikanti duhet të ketë një ofertë konkrete pune. OECD njoftoi të hënën se paralelisht me një numër në rritje të njerëzve që marrin lejet e punës, bie edhe numri i azilkërkuesve.

Ndryshe në vitin 2015, disa vende janë gjetur në listë me më së shumti azilkërkues në Gjermani, këtë vit në mesin e dhjetë vendeve me më shumë azilkërkues është vetëm Shqipëria.

.