Kultura-Arti

17 persona lëndohen nga keqfunksionimi i shkallëve elektrike (Video)

By FerizajPress

March 26, 2017

Rreth 14 gra dhe tre burra janë lënduar kur shkallët elektrike në një qendër tregtare në Kong Kong keqfunksionuan.

 

Shkallët elektrike rriten shpejtësinë dhe u ndalen papritmas vetvetiu duke i hedhur dhjetëra persona në dysheme, transmeton Express.

Një zëdhënës i kësaj qendre tregtare ka thënë se shkallët elektrike ishin inspektuar së fundmi dhe cilësoheshin të sigurta.

Por, pas këtij incidenti i është bërë thirrje kompanisë për mirëmbajtjen e tyre që të hetojë shkaktarin e incidentit.