Çdo nënë dëshiron të shohë fëmijën e saj të lumtur, por shpesh bëhen edhe gabime për të arritur këtë qëllim. Natyrisht, puna e prindit nuk është e lehtë, edukimi i fëmijës është diçka shumë e komplikuar që kërkon durim e bashkëpunim. Detyra e prindit bëhet veçanërisht e vështirë nëse nuk dëgjoni nevojat dhe dëshirat e fëmijës dhe nënvlerësoni personalitetin e tij. Këto janë gjashtë gjërat që një nënë nuk duhet të bëjë për fëmijën e saj:Ta ndihmoni shumë Kur një prind nuk e lejon fëmijën të bëjë gjërat vetë, ai nuk e ndihmon fëmijën të rritet. Duke e veshur, duke i bërë detyrat, duke zgjidhur çdo problem, ju pengoni zhvillimin e autonomisë së tij.Ta ndëshkoni për çdo gabim Sipas disa studimeve, ndëshkimi i fëmijëve nuk është asgjë tjetër, veçse lojë pushteti, ku prindi tregon se është më i fuqishëm. Ndëshkimi mund të shkaktojë frikë, pakënaqësi madje armiqësi mes jush.Të zgjidhni ju për të Duke filluar nga veshja, aktivtetet jashtëshkollore madje edhe miqtë. Të vendosësh se çfarë është e mirë dhe çfarë jo për fëmijën e bën atë të ndihet i paaftë të shprehë veten. Lëreni të zbulojë vetë interesat pa iu imponuar.Të flisni në emër të fëmijës Nëse ndërhyni në bisedat e fëmijës dhe përgjigjeni ju për të, do ta vini fëmijën në siklet. Kjo e bën atë të frikësuar.Të bëni krahasime Asnjëherë mos i krahasoni fëmijët me motrat, vëllezërit, shokët ose shoqet. Përkundrazi, nxiteni fëmijën të zhvillojë talentet dhe dëshirat e tij, pavarësisht se mund të jenë të ndryshme nga kushdo tjetër.T’i thoni gjithmonë po Nëse e mbështesni fëmijën për gjithçka, sepse i druheni reagimit të tij, ju nuk po e edukoni siç duhet fëmijën. Që fëmija të rritet e të bëhet i përgjegjshëm, është e nevojshme që ta kufizoni për gjërat që nuk mund të bëjë./Burimi ”Për nënat”