Ferizaj

1639 semimaturantë hyjnë në pjesën e parë të Testit të Arritshmërisë

By FerizajPress

June 25, 2024

Përfundimi i vitit shkollor në ciklin e arsimit fillor ka për qëllim që të testoj njohuritë e fituara gjatë 9 viteve të shkollimit. Në këtë kuptim, sivjet në Ferizaj iu nënshtruan Testit të Arritshmërisë, 1639 nxënës ferizajas, të organizuar në 14 qendra testimi.

Për t’i vizituar ata dhe ndjerë emocionet e tyre, doli i pari i drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani me bashkëpunëtoret e tij.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani tha se nga vet vizita, por edhe raportimet e zyrtarëve mbikëqyrës në këto qendra testimi, procesi i testimit po ecën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe se nuk ka pasur vonesa në procedim. Ai tha se janë bërë të gjitha përgatitjet me kohë dhe janë dhënë njohuritë e nevojshme stafit mbikëqyrës për menaxhimin e procesit të testimit.

Seimamturantët edhe me datën 28 do t’i nënshtrohen fazës së dytë të testimit.