Ferizaj.26.01.2018. Këshilli i fshatit Bibaj sot përmes një komunikatë ka falënderuar Qeverinë Komunale të Ferizajt dhe kryetarin Aliu për reagimin e shpejt për të rregulluar rrugën në lagjen Feniks/ Kryetari i fshatit, Faton Haxhisalihu dy ditë më parë kishte kërkuar nga kryetari i Komunës,Agim Aliu, që ti dilet në ndihmë lagjes Feniks e cila pas reshjeve të borës po u shkaktonte probleme në qarkullim. “Është një lagje ku shtëpitë janë të ndërtuara kryesisht me ndihma të donatorëve. Por kjo lagje po përballet me problemet e rrugës e cila pas reshjeve të borës bëri që fëmijët të mbeten gati të izoluar pasi rruga ishte e vështirë të kalohej për këta fëmij. Për këtë ne si këshill I fshatit kemi bërë një kërkesë kryetarit të Komunës ,Agim Aliu, dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, të cilët menjëherë janë angazhuar dhe sot kanë filluar rregullimin e kësaj pjesë të rrugës” ka thënë Faton Haxhisalihu, kryetari i Këshillit të fshatit Bibaj. Edhe Drejtori i DSHPE, Arben Halili e ka konfirmuar këtë, i cili ka thënë se ka qenë një intervenim i domosdoshëm. “Më të marr njoftimin se këta banorë të kësaj lagje, e sidomos nxënësit kanë mbetur të izoluar për shkak të borës dhe ujit në këtë pjesë të rrugës kemi angazhuar zyrtarët kompetent për verifikimin e gjendjes dhe sot ka filluar intervenimi në sanimin e kësaj gjendje. Punët do të vazhdojnë edhe nesër dhe besoj që për një kohë kjo lagje nuk do të ketë probleme. E më vonë besoj do të shikohen mundësitë për një zgjidhje më afatgjate” ka thënë Halili
Kështu dukej para intervenimit