Prokuroria Themelore në Ferizaj gjatë muajit prill 2019 ka ngritur gjithsejtë 160 aktakuza ndaj 181 personave për raste të ndryshme penale.
Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza ndaj njëzetë e tetë (28) personave, kurse Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie gjatë muajit prill ka ngritur 143 aktakuza ndaj 153 personave.
Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.