16-vjeçarja e zhdukur la një letër, zbulohet se me kë u largua

By FerizajPress

May 29, 2016

Gazije Kazija ka lënë një letër në shtëpi para se ajo të largohej, mesnatën e 12 ditëve më parë. Report Tv raporton se në letër vajza kish shkruar se po ikte me të dashurin që e kishte njohur në Facebook.

Vajza u largua në mesnatë nga banesa pasi nëna me 2 fëmijët e tjerë kishin fjetur. Babai i saj, emigrant në Greqi, u kthye në Shqipëri pas lajmit për zhdukjen e saj. Deri më tani është mësuar gjithashtu se vajza është larguar nga shtëpia me një taksi, dhe ka zbritur në vendin që njihet si Plepat.

Babai i vajzës u arrestua nga policia pasi goditi me thikë taksistin të cilin e fajësoi përse i dërgoi vajzën në mesnatë.

Për këtë ngjarje ai është shpallur në kërkim nga policia. Taksisti mësohet të jetë shprehur në polici: Më goditi me thikë, s’kam lidhje me zhdukjen, isha në punë

Familja Kazija e ardhur nga Dibra banon në Sukth të Durrësit prej disa vitesh.

The post 16-vjeçarja e zhdukur la një letër, zbulohet se me kë u largua appeared first on Lajminet.