Ferizaj

16 fermerë përfitues të sistemit të ujitjes dhe elementeve përcjellëse për mbjelljen e fidanëve të mjedrës

By FerizajPress

September 23, 2022

Mbështetja për fermerët ferizajas po vazhdon nga ana e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë. Sot, ishin 16 fermerë, përfitues të sistemit të ujitjes pikë pikë,folive plastike dhe rezervuareve të ujit me qëllim të përgatitjes së tokës për mbjellje të fidaneve të mjedrës për 4 hektarë brenda territorit të Komunës sonë. Këto investime do të ndihmojnë fermerët duke mundësuar furnizimin e tyre me fidanë të mjedrës brenda dy javëve.

Të kënaqur për këtë, fermerët përfitues të kësaj mbështetje, u shprehën falënderues ndaj Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, për mbështetjen e vazhdueshme në lehtësimin e veprimtarisë së tyre.