Ferizaj

​Si ua plaçkiti mbi 3 mijë euro klientëve punëtorja e bankës TEB

By FerizajPress

November 09, 2017

Mbi 3000 euro, për dy muaj, po dyshohet t’u janë vjedhur nëntë klientëve të TEB Bankës nga një punonjëse e kësaj banke në Ferizaj. Analistja e klientëve Muhane Plakaj është arrestuar para tri javësh nga Policia për plaçkitjet në xhirollogari bankare, që i ka kryer çdo të enjte, gjatë periudhës shtator-nëntor të vitit të kaluar. Me vendim të Gjykatës e dyshuara është lënë e lirë. Për të njëjtin rast po hetohet edhe një punonjëse tjetër e kësaj banke.