Ferizaj

PDK në Ferizaj akuzon Svarqën për vjedhje të idesë

By FerizajPress

August 29, 2017

Ferizaj.29.08.2017 . Dega e PDK-së në Ferizaj,përmes një komunikate për Media ka akuzuar kryetarin e Ferizajt,Muharrem Svarqa se u ka vjedhur idenë e grupit parlamentarë të PDK-së. PDk thotë se propozimi në mbledhjen e fundit të Komitetit për Politikë dhe Financa është dhënë propozimi për zvogëlimin e taksave e që sipas tyre ato ishin hequr në kohë kur Agim Aliu ishte kryetar komune. Për më shumë lezoni komunikatën e plotë lëshuar nga PDK dega në Ferizaj.

Sfarqa vjedhë idenë e PDK-së

Sot, Kryetari në ikje i komunës së Ferizajt, tentoi ta vjedhë idenë e Grupit Parlamentar të PDK-së, e cila kishte të bënte me marrjen e vendimit nga Kuvendi i Komunës për heqjen e taksave për bizneset e qytetit tonë. Ditë më parë, në mbledhjen e komitetit per politikë dhe financa, përfaqësuesit e grupit parlamentar të PDK-së, atakuan propozimin e Kryetarit të komunës, i cili kishte të bënte me zvoglimin e këtyre taksave, duke propozuar të hiqen në tërësi taksat për biznese, ngase këto taksa që dikur ishin hequr nga Kryetari Agim Aliu, ishin rikthyer nga Muharrem Sfarqa padrejtësisht.�Çuditërisht, sot në seancën e Kuvendit të Komunës, kryetari propozoi të hiqen taksat e bizneseve, duke mos patur fare, së paku guximin moral, të thotë se ky ishte propozim i grupit parlamentar të PDK-së, e jo i tij, ashtu siç e paraqiti.�Siç po shihet ka filluar të jetësohet vizioni i Kryetarit në ardhje Agim Aliu!