Zgjedhje

PDK shpalos platformën politike në  Koshare të Ferizajt

By FerizajPress

June 06, 2017

Kandidatët për deputet  nga radhët e  PDK-së sot kanë shpalosur programin e tyre para banorëve të fshatit Koshare të Ferizajt.

Kandidatët për deputet të  koalicionit PDK-AAK-Nisma nga radhët e PDK-së ,  Elmi Reçica, Agim Aliu dhe  Mexhide Mjaku-Topalli  para banorëve të fshatit Koshare kanë shpalosur platformën politike të PDK-së dhe projektin e Fillimit të Ri.

Banorët e  Koshares më këtë rast u kanë dhënë mbështetje   dhe kanë premtuar se do të mbështesin projektin e Fillimit të Ri dhe deputetët ferizajas nga radhët e PDK-së.