15 vjet nga masakra e Lubotenit

By FerizajPress

August 12, 2016

12 gushti çdoherë për lubotenasit është i dhembshëm, sepse u përkujton masakrën e Lubotenit të 12 gushtit te vitit 2001, kur forcat maqedonase të sigurisë vranë 10 civilë shqiptar.

Atë mëngjes të 12 gushtit, të vitit 2001, u zhvillua operacioni i ndërhyrjes së njësiteve policore ushtarake në fshatin Luboten, ku vranë dhjetë civilë shqiptarë, në mesin e tyre edhe fëmija 6-vjeçar Erxhan Aliu, si dhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami JusuÞ, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami, Atulla Qaili.

.