Lajme

15 vjeçari nis hakmarrjen për vëllanë e vrarë ndaj sulmit në Paris (Foto)

By FerizajPress

April 11, 2016

“Kam ardhur këtu në orën 10”, ishin fjalët e përgjuara nga Interpoli në një bisedë telefonike më 28 shkurt mes Younes dhe motrës së tij Yasmina, e  cila banon në Belgjikë.

Një kërcënim tjetër nga xhihadisti ishte parë edhe në Facebook-un e tij ku kishte shkruar se: “Së shpejti do të hakmerrem për vëllanë tim”.

Vëllai i tij ishte vrarë pas një operacioni anti terrorist në Paris, i cili kishte lënë të vdekur 130 persona.

Autoritetet besojnë se Yones përbën një kërcënim, dhe ai është përshkruar si “terrorist”, “vrasës”, dhe “luftëtar xhihadist”.

Gjithashtu dyshohet se i dyshuari adoleshent, ka ndryshuar pamjen e tij dhe udhëton me një emër të rremë.

“Nëse ai u kthye në Evropë dhe ecën me një identitet të rremë, është e vështirë për ne ta gjejmë atë”, ka thënë një hetues.

Policia janë të shqetësuar se Younes mund të ndjekë hapat e vëllait të tij, duke u futur nëpërmjet kontrolleve kufitare në Evropë dhe pastaj të udhëtojë nga vendi në vend.

Salah Abdeslam, shoku më i mirë i Abdelhamid Abaaoud dhe vëllai i një prej sulmuesve në Parisi u ndalua dhe u lirua nga autoritetet tri herë, që besohet se edhe i riu Younes vështirë do të kapet.