Shëndetësi

14 shenjat që mëlçia nuk ju punon si do të duhej

By FerizajPress

August 26, 2017

Mëlçia është organ shumë “i punësuar” dhe kyç për tretje, por që për shkak të shtimit të futjes së toksineve në organizëm, me anë të ushqimit apo nga ambienti, mund të punojë ngadalë.

Ekzistojmë disa simptoma të cilat tregojnë punën e ngadalësuar të mëlçisë, transmeton Telegrafi.

1. Shpesh vjen deri te lodhja, madje edhe me rastin e mundimeve minimale fizike.

2. Shfaqen dhembje të kokës, të cilat manifestohen në gropat e syve.

3. Shfaqen dhembjet në nyja dhe muskuj.

4. Shfaqet djersitje e shtuar, sepse trupi nxjerr jashtë toksinet të cilat mëlçia nuk mund t’i përpunojë.

5. Shfaqen probleme me lëkurën në formë të akneve dhe ekzemave, sepse vjen deri te grumbullimi i bashkimeve toksike, të cilat mëlçia nuk i ka përpunuar por që i ka nxjerrë jashtë.