Ferizaj

13-vjeçari lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj, dërgohet për trajtim në QKUK

By FerizajPress

December 18, 2025

Një rast shqetësues ka ndodhur më 17 dhjetor 2025 në fshatin Cërnillë të Ferizajt, ku një fëmijë 13-vjeçar ka pësuar lëndime trupore nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

Gazeta Sinjali mëson se rreth orës 16:30, fëmija është paraqitur për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku mjekët kanë konstatuar lëndime në duar, të shkaktuara nga mjete piroteknike. Pas ofrimit të ndihmës së parë, për shkak të natyrës së lëndimeve, i mituri është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë.

Viktima është identifikuar me inicialet E.Q.

Burime të besueshme bëjnë të ditur për Sinjalin se lidhur me ngjarjen është njoftuar Prokurori Kujdestar për të Mitur, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Lëndim me mjete piroteknike”.

Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti janë në zhvillim, ndërsa Sinjali do t’ju mbajë të informuar me raportime të reja.