Lajme

12-vjeçarja vdes pas përdorimit të tepërt të deodorantit

By FerizajPress

March 31, 2017

Një vajzë 12-vjeçare ka vdekur pas përdorimit të tepërt të deodorantit në furgonin e pushimeve të familjes së saj.

Paige Daughtry ishte shumë e brengosur rreth higjienës personale të saj, kështu që ka përdorur sprej për trup në masë të madhe, thuhet në një hetim gjyqësor, shkruan Manchester Evening News.

Thuhet se “substanca e avullueshme” në aerosol ka ndikuar në ritmin e rrahjeve të zemrës së vajzës, transmeton Klan Kosova.

Ajo ishte gjetur e shtrirë përmbys në shtratin e furgonit ku po pushonin nga e ëma e saj.

Pavarësisht se është dërguar për në spital, ajo nuk ka mundur të mbijetojë  – ku ka vdekur dy orë më vonë.

Hetuesit policorë që po merrnin me rastin kanë gjetur një kanaçe të “Right Guard” të deodorantit pranë vendit ku është gjetur vajza.

Doktorët kanë thënë se ajo ka thithur butan dhe izobutan por që nuk ka pasur ndonjë shenjë të “përdorimit kronik”.

Zonja Daughtry kanë thënë se ajo mund të shpenzonte orë të tëra në shtrat dhe të hidhte sprej sepse nuk dëshironte të kundërmonte.

“Ajo ka përdorur deodorant edhe në dhoma të vogla, për çka edhe i kam tërhequr vërejtjen”.

“Mendoj se çdo vajzë 12 vjeçare e bën këtë, vënien e deodorantit. Por ajo po mbipërdorte atë – e bënte më shumë se sa çdo vajzë tjetër e bën”.

Patologu i forenzikës, Dr. Jonathan Metcalfe ka thënë se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e “thithjes së substancave avulluese” që janë të pranishme në deodorantin Right Guard.