Lajme

12 raste të reja me COVID-19, 9 të shëruar

By FerizajPress

May 29, 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot janë shënuar 12 raste të reja me COVID-19, ndërkohë janë shëruar 9 pacientë.

Gjashtë raste me infeksion janë në Vushtrri, pesë në Prizren dhe një në Malishevë. Të gjitha janë raste kontakti.

Gjithsej të infektuar në Kosovë tashmë janë 1064, ndërkohë të shëruar 829. Si pasojë e koronavirusit kanë vdekur deri më tash 30 pacientë.

NËNTË TË SHËRUAR DHE DYMBËDHJETË RASTE ME COVID-19!

Sot më 29 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 12 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Stanovc) dhe komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Gërnçar) dhe 1 rast me vendbanim në Mirushë, Malishevë.

Sot më 29 maj 2020, janë shëruar 9 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 829 raste.

Nga data 08 shkurt  deri më 29 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.635 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.064 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 29 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.950.089 raste të COVID-19 dhe 362.989 raste të vdekjes.

TË NDERUAR QYTETARË!

ÇDO HAP PËRPARA QË BËJMË, BARTË EDHE RREZIKUN ME VETE DERISA VIRUSI ËSHTË ENDE NË MESIN TONË.

VAZHDONI TË MBANI DISTANCËN FIZIKE DHE MBAJTJEN E MASKAVE! 

LANI DUART ME KUJDES DISA HERË NË DITË NGA 20-30 sec!           

LEHTËSIMI I LËVIZJES NUK NËNKUPTON MOSRESPEKTIMIN E REKOMANDIMEVE TË INSTITUTIT KOMBËTAR TË SHËNDETËSISË PUBLIKE DHE MINISTRISË SË  SHËNDETËSISË!

LEHTËSIMI I MASAVE ËSHTË BËRË PËR TË NA BËRË MË TË PËRGJEGJSHËM!

JU LUTEM TË KENI KUJDES SEPSE AKOMA EKZISTON RREZIK I PËRHAPJES NË VENDET KU KA GRUMBULLIM TË MADH TË NJERËZVE!

LUTEN INSTITUCIONET PËR MBAJTJEN E RENDIT DHE INSPEKTORATET PËR ANGAZHIM TË SHTUAR GJATË DITËVE NË VIJIM!

Ju faleminderit për mirëkuptim!