Ferizaj

117 bletarë ferizajas përfitojnë koshere të bletëve

By FerizajPress

October 08, 2018

Komuna e Ferizajt ka bërë sot shpërndarjen e koshereve të bletëve për 117 bletarë të cilët tash e një kohë merren me kujdesin ndaj bletëve dhe prodhimin e mjaltit.

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Burim Bajrami thotë se ky subvencion është një shtytje për këta fermerë të cilët do ta kenë më të lehtë veprimtarinë dhe qasjen në treg.

“Është një subvencion më i madh se herave të tjera për t’u ndihmuar bletarëve tanë ndonëse edhe ata kanë pasur një participim prej 25 përqind. Janë diku 850 koshere që do të jepen për 117 bletarët dhe kujtoj se është një shtytje mjaft e mirë. Përpjekjet tona do të jenë të vazhdueshme që këta bletarë të kenë më të lehtë veprimtarinë me koshere të reja dhe pajisje të tjera të nevojshme pasi që e dijmë se sivjet sezoni i i prodhimit të mjaltit sivjet nuk ka qenë shumë i favorshëm” deklaroi drejtori Bajrami.

Edhe bletarët përfitues thanë se në treg kosheret kanë një çmim të papërballueshëm për buxhetin e tyre, prandaj e vlerësojmë mjaft të rëndësishme ndihmën që po u jepet. U tha se bashkëpunimi në mes të komunës dhe bletarëve do të vazhdojë edhe më tutje në mënyrë që rezultatet në këtë fushë të jetë sa më të mëdha.

Po ashtu u bë e ditur se Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Ferizajt po përgatit në vazhdim një subvencion tjetër që ka të bëjë me dhënien e mëshqerrave për fermerët që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në këtë shpallje publike.