Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Ferizaj

11 persona humbin jetën dhe 259 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

By FerizajPress

September 18, 2021

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se 11 persona kanë humbur jetën nga virusi.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër virusit korona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.147.803 doza të vaksinës.

Deri më sot 425.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 6.630 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të humbjeve të jetës.

Sot janë shëruar 850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183.

Në total numri i rasteve aktive është 11.862.