Lajme

Posta promovoi pullën  postare për shenjtërimin e Nënës Terezë

By FerizajPress

August 16, 2016

Prishtinë, 16 gusht 2016 –

Posta e Kosovës ka promovuar të martën pullën postare që i dedikohet shenjtërimit të Nënës Terezë.

Në promovimin që është mbajtur në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Vitit të Nënës Terezë, i shpallur nga Qeveria e Kosovës, kanë marrë kryeministri Isa Mustafa, ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji si dhe përfaqësues tjerë të institucioneve të ndryshme.

Kryeshefi Ekzekutiv i Postës Sejdi Hoxha ka folur  për vlerat dhe imazhin që bart kjo pullë postare.

“Kjo pullë postare do të udhëtoj nga Republika e Kosovës për në të gjitha vendet e botës dhe do të përcjellë edhe lutjet e Nënës Terezë”, ka theksuar ai.

Për humanisten e madhe shqiptare dhe veprën e saj madhështore kanë folur edhe kryeministri Mustafa dhe Ipeshkvi i Kosovës.

Autore e kësaj pulle postare është producentja  Diana Toska, ndërkaq dizejnatore Hilminjeta Apuk.

Një nga misionet kryesore të Filatelisë së Postës së Kosovës  është promovimi i vlerave tona kombëtare kështu që, pulla postare për Nënën Terezë është përmbushje e këtij misioni.

Posta e Kosovës edhe në të ardhmen do të nderojë përmes pullave postare personalitetet e shquara.