Klubi Rotaract dhe Rotary nga Ferizaj, është organizuar këtë javë në harmoni me klubin Rotary nga Tetova dhe Prishtina për mbledhjen e mjeteve monetare dhe rrobave, batanijeve dhe ushqimeve të konservuara për ndihmë ndaj familjeve shqiptare të prekura nga vërshimet e fundit në Shkup. “Mbledhja e këtyre të mirave materiale, është bërë falë vullnetit të i qytetarëve dhe rinisë, të cilëve u jemi falënderues për gatishmërinë dhe kontributin ” tha Nuhi Çerkini, kryetar i Klubit Rotaract në Ferizaj.
Çerkini po ashtu theksoi se gjatë këtyre ditëve janë mbledhur mbi 500 € si mjete monetare nga anëtarët ë Rotary dhe një rimorkio i mbushur me rroba dhe batanije të dhuruara nga anëtarët e klubit Rotaract dhe qytetarët Ferizajas .