Në vazhdën e përmirësimit të rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Ismet Sopa” që shtrihet për gjatë vijës hekurudhore në drejtim të Shtimes, Kompania Rajonale për Ujë dhe Kanalizim ”Bifurkacioni”, ka vazhduar të shtunën me shtrirjen e gypit të ujësjellësit me një gjatësi prej 1.1 km.
Punimet në këtë projekt nga afër i ka përcjellë edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ndërsa me këtë rast drejtori ekzekutiv i KRUK ”Bifurkacioni”, Nazif Asllani, ka thënë se në këtë aks rrugor komuna është duke i kryer punimet në asfaltimin e kësaj rruge, ndërsa kompania po merret me shtrirjen e gypit të ujit me një gjatësi prej 1.1 km.