Banorët e fshatrave Komoglavë, Gërlicë,Sojevë, Dardani, Zllatar, Mirosalë, Bibaj dhe Fshati i Vjetër, në takimin e sotëm konsultativ kanë parashtruar kërkesa nga më të ndryshmet me qëllim të vetëm që ato të përfshihen në projketbuxhetin e vitit 2017/2019.
Fillimisht kryetari i Komunës së Ferizajt, banorët e këtyre fshatrave i ka njoftuar në mënyre të detajuar lidhur me buxhetin e vitit 2017 dhe viteve në vazhdim. Ai me tutje ka folur edhe për realizmin e shumë projekteve madhore që do të realizohen në Komunën tonë, duke përfshirë këtu edhe projektet që pritet të realizohen me buxhet të Qeverisë së Republikës së Kosovës.