Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë shpalli konkursin për specializime të reja

By FerizajPress

August 05, 2016

Ministria e Shëndetësisë në pajtim me Ligjin për Shëndetësi Nr. 04/L-125 dhe Udhëzimin Administrativ mbi Shkollimin specialistik 10/2014, në bazë të propozimit të Bordit Qendror për Shkollim specialistik (BQSHS) dhe pas aprovimit nga Kabineti i Ministrit, shpall konkurs për ndarjen e 224 specializimeve dhe kuotave si në vijim:

• QKUK dhe QKUSK ……………………………………………… 17 specializime; • Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës ………………………………9 specializime; • Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit …………………………………4 specializime; • Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës………… ……………………..5 specializime; • Spitali i Përgjithshëm i Pejës …………………………………….4 specializime; • Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ……………………………………6 specializime; • Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt……………………………………8 specializime; • Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK)……… 5 specializime; • Minoritetet …………………………………………………………….5 specializime; • Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ………………………….8 specializime; • KPSh – Mjekësi Familjare ………………………………………..96 specializime; • Volunter ………………………………………………………………57 specializime; • Totali………………………………………………………………….224 specializime.