Ferizaj

101 aktakuza për dy javë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj

By FerizajPress

February 15, 2019

Ferizaj, 15 Shkurt 2019 – Prokuroria Themelore në Ferizaj për dy javë ka ngritur gjithsejtë 101 aktakuza për raste të ndryshme penale. Në Departamentin për Krime të Rënda janë ngritur tetë aktakuza (8), në Departamentin e Përgjithshëm për dy javë janë ngritur tetëdhjetë e katër aktakuza (84) ,ndërsa, Departamenti për të Mitur i kësaj prokurorie ka ngritur nëntë (9) aktakuza. Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.