Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, me bashkëpunëtoret e tij ka pritur në një takim , drejtues të kompanisë “Bechtel& Enka”.
Në këtë takim janë diskutuar çështje të shumta në mesin e tyre, ishte edhe çështja e një nënkalimi në autostradën në Fshatin e Vjetër, për shkak se kjo autostrade ndan, një pjesë të pasurisë së këtij fshati në dy pjesë dhe për këtë duhet të bëhet edhe një nënkalim. Ministria e Infrastrukturës, tashmë ka aprovuar këtë kërkesë të nënkalimit, ndërkaq ekzekutimin e punimeve do ta beje Bechtel& Enka.