Zëvendësministri në detyrë i Ministrisë për Kulturë Rini dhe Sport , Qazim Rrahmani , në prag të festave të fundvitit, në emër të tij personal nga paga e tij e fundvitit dhuroi 1000 pako modeste për fëmijët e nxënësit e komunitetit tij Ashkanli në Kosovë.
Ai porositi ata që të mësojnë shumë, dhe të zgjedhin një profesion me të cilin ata do të bëhen të vyeshëm për vetveten, për komunitetin dhe shoqërinë.
Zv.ministri Rrahmani u premtoi atyre , do të përkujdeset në vazhdimësi jo vetëm në raste festash, por do t’u gjendet pranë edhe në të ardhmen në zgjidhjen e problemeve dhe përmirësimin e gjendjes sociale.