Ferizaj

1 mijë kontejner të rinjë kanë arritur në Ferizaj

By FerizajPress

August 26, 2017

Komuna e Ferizajt, gjatë këtij viti prioritet shumë të madh i ka dhënë edhe pastërtisë së qytetit. Pikërisht për këtë qëllim në qytetin e Ferizajt, tashmë kanë arritur edhe 1000  kontejnerë me nga 120 litra për mbeturina. Kontejnerët do të jenë me tri ngjyrë ku 600 kontejnerë do të jenë më ngjyrë të zezë, 200 më ngjyrë të verdhë dhe 200 më ngjyrë të gjelbërt.

U bë e ditur se këta kontejnerë, do të shpërndahen kryesisht tek institucionet publike, siç janë: Gjykata, Prokuroria, Policia, institucionet shkollore, spitalet dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare.