Në ditën e shënimit të 26 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, kësaj partie i janë shtuar edhe 100 anëtarë të rinj.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi përmes një fotografie të postuar në rrjetin social Facebook.
“Urime 26 vjetori i LDK-së dega në Prizren. 100 të rinj pranuan librezat e anëtarësisë, kurse Unë dhe Besart Dreshaj u angazhuam në shkrepjen e kësaj fotoje rasti”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë së publikuar nga Abrashi.