10-vjeçari kërcen nga dritarja pasi kishte humbur në kuiz

By FerizajPress

May 12, 2016

Siç thuhet djali rreth orës 16 e 30 të hënën ka kërcyer nga dritarja e klasës që gjendet në katin e dytë.

Punëtorët e shkollës kanë thirrur ndihmën e shpejtë për ta dërguar në spital por ishte e pamundur t’ia shpëtojnë jetën pasi që ai kishte marrë lëndime të rënda.

“Blic” shkruan se nxënësit kanë mbajtur kuiz në matematikë, dhe në njërën lojë djaloshi ka humbur për gjysmë pike dhe për këtë ka filluar të qajë. Mësuesja fillimisht ka tentuar që ta qetësojë ku pastaj i ka thënë që të shkojë në banjo të këndellet.

“Kur ka përfunduar ora ai është kthyer në klasë dhe u ka thënë shokëve se do të kërcejë nga kati i dytë, por ata nuk e kanë marrë seriozisht. Atëherë ai vetëm e ka hapur dritaren dhe ka kërcyer”, thotë njëri nga punëtorët.

Drejtoria e shkollës kanë deklaruar se të gjithë në shkollë janë në shok dhe nuk mun d të besojnë çka ka ndodhur.

Nëna e djaloshit është mësuese në këtë shkollë ndërsa babai drejtor i një gjimnazi në Bihaq.

 

The post 10-vjeçari kërcen nga dritarja pasi kishte humbur në kuiz appeared first on Lajminet.