Lajme

10 milionë euro në fondin për veriun

By FerizajPress

November 11, 2016

Ky është rezultat i taksave të mbledhura në pikat doganore në veri të Kosovës, përkatësisht, dy pikat kufitare, Jarinje dhe Bernjak.

Nga zyra e BE-së në Kosovë  kanë bërë të ditur se që kur Fondi i zhvillimit u bë operativ, gjithsej 10 milionë euro janë depozituar në llogarinë e këtij fondit, njofton Tribuna Channel.

Fondi do të mbulojnë projektet për të cilat kanë aplikuar komunat në veri të vendit, si Zvecan, Zubin Potok, Mitrovicë veriore, dhe Leposaviç. Mirëpo, ky fond funksionon i pavarur nga buxheti  i Kosovës dhe është i destinuar vetëm për veriun

.