Ferizaj

10 mijë euro për dekorimin e qytetit

By FerizajPress

December 08, 2017

Ferizaj.08.12.2017. Me afrimin e festave të fundvitit, komuna ka filluar përgatitjet për dekorimin e qytetit të Ferizajt. Drejtoresha në largim e shërbimeve publike në këtë qytet Mimoza Fazliu, tha se këtë vit do të ketë më shumë zbukurime sesa viteve të tjera.

“Kemi filluar javën e kaluar me dekorim, këtë vit jemi përqendruar më shumë në shesh, do të ketë më shumë dekorime dhe ndriçim do të jetë ‘’Gëzuar 2018’’ në mes të sheshit, bredhi do të jetë i njëjtë, por do të ketë më shumë dekorime dhe ndriçim, po ashtu edhe objekti i komunës do të zbukurohet në mënyrë të veçantë, zbukurimet do të bëhen nga gjykata deri tek xhamia”,tha Fazliu.