Ferizaj

1 vjet e 6 muaj burgim 23 vjeçit të kërkuar nga Gjykata në Ferizaj

By FerizajPress

September 14, 2018

Policia e Ferizajt, njofton se ka arrestuar një person i cili ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore.

Thotë se në kuadër të zbatimit të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, gjatë ditës së sotme, ka arrestuar personin me iniciale E.A, i gjinisë mashkullore, kosovar, 23 vjeç.

Arrestimi është bërë në bazë të urdhëresës ED.nr.153/18 dhe pas kompletimit të dokumentacionit përcjellës, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 1 viti e 6 muaj.